VIDEO/ Gjithçka gati për miqësoren ndaj Lihtenshtejn, shikoni fanellat me të cilat do të luajë Kombëtarja

schedule18:46 - 3 Qershor, 2024

schedule 18:46 - 3 Qershor, 2024

Mbrëmjen e kësaj të hëne, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të nisin zyrtarisht fazën minipërgatitore, të Kampionatit Evropian të futbollit, “Gjermani 2024”, teksa në “Haladas Sportkomplexum”, të Hungarisë do të përballet me Kombëtaren e Lihtenshtejnit.

Pritet të jetë më shumë një ndeshje testimi atletik për “Kuqezinjtë” e drejtuar nga tekniku Sylvinho sesa një përballje ku tekniku të provojë diçka në aspektin e përgatitjes taktike, ndërkohë në faqen zyrtare të Federatës është publikuar një video nga dhomat e zhveshjes me të gjitha fanellat e futbollistëve.

Tanimë, “Kuqezinjtë” janë gati për të dhuruar një paraqitje të shkëlqyer në këtë sprovë të parë, teksa në Evropian do të përballen me Kombëtare shumë të forta si Italia, Kroacia dhe Spanja, në grupin B. /i.m /abcnews.al

Postimi i FSHF-së:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)