Akuzohet për dhunë në familje, gjykata lë në burg djalin e Nahat Kullës

schedule12:51 - 3 Qershor, 2024

schedule 12:51 - 3 Qershor, 2024

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë ‘arrest në burg’  për Robert Kullën, djalin e Nehat Kullës. I riu akuzohet për dhunë në familje nga njerka e tij.

Në seancën e sotme, Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babait të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësinë e banesës, ku të dy pretendojnë pronësisë, pas vdekjes së Nehat Kullës. Robert Kulla e kërkon si trashgimtarë dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit. Arrestimi i Robert Kullës u bë pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e Nehat Kullës.

Gazetari Ermal Vija përmes një lidhje të drejtpërdrejtë, raportoi për “Tirana Live” se “I arrestuar mesditën e së shtunës për dhunë në familje. Bashkëshortja e Nehat Kullës ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje. Shkak i konfliktit dyshohet të jetë pronësia e banesës. Robert Kulla ka pretenduar se ky proces gjyqësor nuk mund të mbahet në Gjykatën Penale të kryeqytetit. Nga hetimet rezulton se Robert Kulla ka tentuar të hapë derën e banesës me dhunë”.

/abcnews.al