Meksikë/ Dy të vdekur në dy sulme në qendrat e votimit

schedule08:40 - 3 Qershor, 2024

schedule 08:40 - 3 Qershor, 2024

Dy persona u vranë në Meksikë gjatë dy sulmeve në qendrat e votimit në Puebla, tha një burim në shërbimet e sigurisë së qeverisë lokale për AFP.

Një nga viktimat ka vdekur pranë qendrës së votimit në Koyomeapan, pasi persona të panjohur kanë hyrë në të për të vjedhur kutitë e votimit. Personi tjetër vdiq mes një sulmi në një qendër votimi në qytetin Tlapanala.

/abcnews.al