Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo është kthyer të flasë për listën e Euro 2024. Nga Austria, ku skuadra kuqezi vijon përgatitjet, tekniku është shprehur se nuk ka kohë për debatet në lidhje me zgjedhjet e tij. Silvinjo doli në konferencën për mediat para miqësores kundër Lihtenshtejnit. Ai vlerësoi motivimin e skuadrës, ndërsa tha se kjo ndeshje nuk është deçizive për zgjedhjet e tij në finalet e Kampionatit Europian.
Nga lista, te forma e lojtarëve dhe aventura që pret në finalet e Euro 2024. Silvinjo ka folur për të gjitha temat më të rëndësishme që rrethojnë kombëtaren e Shqipërisë edhe në fazën përgatitore që po zhvillon në Austri.
Duke iu kthyer çështjes së listës, që në opinionin publik vazhdon të bëjë zhurmë, tekniku i qëndroi I vendosur zgjedhjeve të tij.
Çdo kush në Shqipëri do të bënte një listë me zgjedhjet e tij ndoshta. As un nuk do isha dakord. Nuk kam kohë të dëgjoj se çfarë thuhet në publik. Unë duhet të vija në këtë grumbullim me 27 lojtarë. Kam shumë punë për të bërë dhe nuk kam kohë të ndjek debatet që krijohen.
I kam falënderuar të gjithë njerëzit për kontributin që kanë bërë në Shqipëri. Është një eksperiencë fantastike”.
Kombëtarja vijon përgatitjet në Grac, në një atmosferë, që për Silvinjon është ajo e duhura.
“E para këtu në qendrën stërvitore është një atmosferë shumë e mirë. Donim që grumbullimin ta nisnim në Tiranë për të ndjerë atmosferën dhe emocionin që kanë njerëzit. E kemi ndjerë publikun shumë afër nesh. Kemi ardhur në Austir për të punuar dhe të përgatitemi sa më mirë për Europianin. Kam parë te skuadra motivimin dhe karikimin e duhur”, tha ai.
Silvinjo i ka idetë e qarta se çfarë e pret atë dhe kuqezinjtë në Euro 2024. Për këtë pret të marrë përgjigjet e duhura nga lojtarët e tij në miqësoren e parë kundër Lihtenshtejnit.
“Unë kam marr pjesë edhe me Brazilin në Botërorin e vitit 2018. Është diçka që të jep shumë adrenalinë, dhe është e gjitha për t’u shijuar.
Europiani është një turne shumë i shpejtë dhe dinamik. E dimë që kemi lojtarë që vijnë në situata të ndryshme, në lidhje me minutazhin që kanë pasur ndër klube.
Në një turne të tillë 1 minutë mund të bëjë diferencën. Shkojmë të marrim pjesë në një turne shumë të shpejtë dhe çdo detaj mund të bëjë diferencën. Për mua lojtari që nuk e kupton këtë situatë, i bie që të mos jetë në gjendje të hyjë në fushën e lojës.
Duhet të përgatisim lojtarët dhe ekipin për të qenë gati për Europian, por kjo ndeshje nuk është deçizive për zgjedhjet tona në Europian.”, përfundoi trajneri i Kombëtares.
/abcnews.al