VIDEO/ Shembja e ndërtesës në Stamboll, një i vdekur dhe 7 të plagosur

schedule11:09 - 2 Qershor, 2024

schedule 11:09 - 2 Qershor, 2024

Një person u nxor i vdekur nga rrënojat e shembjes së një ndërtese trekatëshe në zonën Kiucuk Cekmetze, në perëndim të Stambollit.

Sipas informacioneve 7 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të shpëtuar një tjetër person.

Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Ende nuk dihet arsyeja e shembjes.

/abcnews.al