Ishte një përballje e vuajtur, mirëpo duket se do të arrijnë një tjetër fitore, me “Galaktikët” e Real Madrid, që kanë arritur më në fund të zhbllokojnë sfidën, pas rasteve të shumta që kundërshtarët gjermanë patën për të shënuar.
Një krosim perfekt i Toni Kroos nga goditja e këndit kapet bukur me kokë nga anësori spanjoll, Dani Carvajal, i cili me një goditje fantastike dërgon topin në rrjetën e Kobel. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al