Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani fton shqiptarët e Lagunës së Preshevës për të votuar

schedule15:34 - 1 Qershor, 2024

schedule 15:34 - 1 Qershor, 2024

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votimeve në Luginë të Preshevës, konkretisht për këshillat komunalë të Bujanocit dhe Preshevës.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani ka thënë se përshëndet pjesëmarrjen e partive shqiptare dhe ka thënë se uron që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.

Ndër të tjera shprehet se vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik.

“Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.

Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë. Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian. Suksese!”, ka shkruar Hasani.

/abcnews.al