Në Tiranë 1 qershori ishte një ditë pa makina. Disa rrugë u bllokuan për qarkullimin e tyre dhe bashkia organizoi aktivitete për fëmijë.
Në bulevardin “Dëshmoret e Kombit” të vegjlit u argëtuan duke mësuar.
Piktura e punimet prej balte tërhoqën vëmendjen e tyre.
Një pjesë e bulevardit u përshtat si pistë patinazhi.
Nuk munguan as produktet artizanale. Të shumtë ishin prindërit dhe fëmijët që kishin dalë për të festuar.
Një pistë biçikletash iu shtua kryeqytetit këtë 1 qershor. Krybashkiaku Erion Veliaj ishte për ta përuruar.
Ndërsa programi “Art dhe Zeje”, që nxit kreativitetin tek fëmijët do shtrihet në çdo shkollë.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është një moment ku vëmendja e autoriteteve dhe shoqërisë përqendrohet tek më të vegjlit, tek respektimi i të drejtave dhe mirëqenies së tyre.