Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme kanë diktuar në vendin tonë mot me kthjellime dhe vranësira duke gjeneruar dhe reshje shiu kryesisht në zonat e ultësirës perëndimore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke larguar shirat nga territori.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18 °C.
Era do fryjë mestare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë. /abcnews.al

