Eksperti për pensionet, Kujtim Hoxha ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se ekziston ende informalitet në deklarimin e pagave. Ai ka theksuar se ky informalitet ndodh në bizneset private dhe në administratën publike.
Sipas ekspertit, kjo lidhet me skemën e pensioneve dhe përfitimet e biznesit.
“Synohet të zhduket informaliteti, por asnjëherë nuk do të zhduket 100%. Unë e shikoj në dy këndvështrime. Vit për vit del paga minimale mbi të cilat derdhi dhe kontributi. Kjo është pagë orientuese që orienton të vetëpunësuar kryesisht, por dhe të tjerët, sigurimi vullnetar që është detyrimisht i lidhur me pagën minimale në shkallë vendi, por dhe të vetëpunësuarve në bujqësi. Është si orientuese sepse nën këtë nuk të lejon shteti për të derdhur kontribut, pavarësisht se sa i paguan. Unë shoh dhe në privat që nuk u realizojnë këtë pagë 40 mijë lekëshe që është sot, por marrin më shumë. Pra, një pjesë e informalitetit është këtu.
Puna e dytë, ka të bëjë me firmat. Prap ekziston një lloj informaliteti i atyre që deklarojnë, pra ka akoma njerëz që punojnë në të zeza, kryesisht në biznese bëhet kjo. Është një faktor që ndikon në grumbullimin e të ardhurave dhe në përmirësimin dhe në pagesën e pensioneve dhe në fusha të tjera”, u shpreh Hoxha./abcnews.al