Izraeli konfirmon praninë e forcave të saj në qendër të Rafahut

schedule18:54 - 31 Maj, 2024

schedule 18:54 - 31 Maj, 2024

Ushtria izraelite ka konfirmuar të premten se forcat e saj janë duke vepruar në pjesët qendrore të Rafahut, në përpjekje për ta zgjeruar ofensivën ushtarake në qytetin jugor të Rripit të Gazës.

Izraeli e nisi ofensivën tokësore në këtë qytet më 6 maj, duke i detyruar rreth 1 milion palestinezë të ikin nga qyteti për të kërkuar strehim gjëkundi. Ofensiva gjithashtu ua ka pamundësuar agjencive të OKB-së për ndihma të kryejnë misionet e tyre në këtë pjesë.

Por presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se Izraeli nuk i ka kaluar “vijat e kuqe”, pasi e ka paralajmëruar atë kundër pushtimit të plotë të këtij qyteti.

Njoftimi i ushtrisë izraelite të premten lë të kuptohet se trupat e saj kanë vepruar në shumicën e pjesëve të Rafahut. Në javët e para të ofensivës, forcat izraelite u përqendruar në rrethinat dhe zonat lindore të Rafahut, në afërsi të kufirit me Egjiptin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!