Ekzekutohet i dënuari me vdekje në Alabama, i 6-të që nga fillimi i vitit

schedule10:57 - 31 Maj, 2024

schedule 10:57 - 31 Maj, 2024

Një amerikan i dënuar për vrasjen e një çifti të moshuar në vitin 2004 u ekzekutua të enjten mbrëma në Alabama. Jamie Ray Mills, 50 vjeç, u shpall i vdekur në orën 6:26 pasdite, pasi iu dha një injeksion vdekjeprurës.

Ai u dënua në vitin 2007 për vrasjen e 87-vjeçarit Floyd Hill dhe gruas së tij 72-vjeçare Vera Hill gjatë një vjedhjeje të armatosur. Gruaja e tij Joanne Mills, e cila dëshmoi kundër tij në gjyq, po vuan dënimin e përjetshëm për të njëjtën çështje.

Ky është ekzekutimi i dytë që nga fillimi i vitit në Alabama dhe i gjashti në SHBA.

Ekzekutimi i mëparshëm në Alabama dhe i pari për vitin 2024 në SHBA ishte ai i Kenneth Eugene Smith me anë të thithjes së azotit, një metodë e përdorur për herë të parë në mbarë botën, ku OKB-ja e denoi këtë metodë ekzekutimi si një formë “torture”.

Gjithsej 24 ekzekutime u kryennë vitin 2023 në SHBA, të gjitha me injeksion vdekjeprurës. Njëzet e tre nga 50 shtetet amerikane kanë hequr dënimin me vdekje.

/abcnews.al