Tre burra me ngjyrë kanë ngritur një padi për diskriminim racor kundër American Airlines, duke pretenduar se kompania nuk i lejoi në fluturim për shkak të erës së trurpit.
“American Airlines na injoroi sepse ishin me ngjyrë, na turpëroi dhe na poshtëroi,” thanë burrat në një deklaratë të përbashkët të mërkurën.
Linja ajrore me bazë në Teksas tha se po hetonte çështjen pasi akuzat nuk përputheshin me vlerat e saj.
3 Black passengers sue American Airlines after alleging racial discrimination following odor complaint
“This is ethnic violence” pic.twitter.com/B1ZaMcciWo
— Phyu Lay (@PhyuLay60937915) May 29, 2024
Sipas informacioneve, burrat ishin ulur tashmë vendet e tyre dhe po përgatiteshin të niseshin nga Phoenix kur një stjuardesë iu afrua secilit prej tyre dhe u kërkoi atyre të dilnin nga avioni.
“Ne i marrim të gjitha pretendimet për diskriminim shumë seriozisht dhe duam që klientët tanë të kenë një përvojë pozitive kur zgjedhin të fluturojnë me ne.
“Ekipet tona po hetojnë aktualisht çështjen, pasi pretendimet nuk pasqyrojnë vlerat tona thelbësore ose qëllimin tonë për t’u kujdesur për njerëzit”, tha American Airlines në një deklaratë.
/abcnews.al