Zjarri në Spitalin Rajonal në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike

schedule21:16 - 29 Maj, 2024

schedule 21:16 - 29 Maj, 2024

Një zjarr ra në Spitalin Rajonal në Shkodër mbrëmjen e së mërkurës. Zjarri ra në orën 19:30 në një dhomë në bodrumin e Spitalit, ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit.

Dyshohet se zjarri ra pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!