Punëtorët e Koresë së Jugut të Samsung do të hyjnë në grevë për herë të parë në historinë e kompanisë

schedule17:21 - 29 Maj, 2024

schedule 17:21 - 29 Maj, 2024

Sindikata që përfaqëson mijëra punëtorë të Samsung Electronics bëri thirrje këtë të mërkurë për grevën e parë në historinë e gjigantit të teknologjisë koreano-jugore, i cili u themelua 55 vjet më parë.

Organizata, e cila ka rreth 28,000 anëtarë, që është më shumë se një e pesta e fuqisë punëtore të kompanisë, njoftoi se do të mbajë një protestë njëditore më 7 qershor për paga më të larta dhe kushte më të mira pune, raporton BBC. “Nuk mund të tolerojmë më persekutimin e sindikatave. Ne po shpallim grevë për shkak të neglizhencës së punëtorëve nga kompania”, tha përfaqësuesi i sindikatës gjatë konferencës për media.

Menaxhmenti i Samsung Electronics ka qenë në negociata me sindikatat për pagat që nga fillimi i këtij viti, por të dyja palët deri më tani nuk kanë arritur një marrëveshje. Sindikata kërkoi një rritje pagash prej 6.5 për qind dhe një bonus të lidhur me të ardhurat e kompanisë. Samsung Electronics është prodhuesi më i madh në botë i çipave të memories, smartfonëve dhe televizorëve.

Analistët paralajmëruan se një grevë e madhe mund të ndikojë në prodhimin e çipave kompjuterikë të kompanisë, si dhe zinxhirët globalë të furnizimit të elektronikës./abcnews.al