Barcelona shfaq interes, ylli i Leverkusen: Jam shumë krenar

schedule15:48 - 29 Maj, 2024

schedule 15:48 - 29 Maj, 2024

Me Hansi Flick që do të marrë frenat e Barcelonës gjatë ditës, do të ketë më shumë transparencë për transferimet e mundshme që 59-vjeçari ka në mendje për t’i përfunduar.

Ditët e fundit, gjigantët katalanas janë lidhur me njërin prej tyre, maestron argjentinas të Bayer Leverkusen, Exequiel Palacios.

Palacios është në fund të një sezoni spektakolar me Leverkusen, duke fituar Bundesligën dhe DFB Pokal pa humbur asnjë ndeshje në të gjithë garën.

Ai është i vetëdijshëm për interesin që raportohet se Barcelona ka për të dhe lojtari është i kënaqur për të interesimin.

“Jam krenar që një klub i madh si Barcelona më ka vënë re”, ka thënë Palacios.

Barcelona po synon një mesfushor mbrojtës të ri në verë, dhe megjithëse Palacios mund të luajë aty, ai është më shumë një mesfushor qendror.

Megjithatë, ai mund të jetë një opsion nëse Flick përdor sistemin e tij tipik 4-2-3-1, edhe pse do të ishte e mençur nëse një lojtar më me mendje defensive do të synohej, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën e hapësirës së lëvizjes financiare që klubi ka./ h.ll/abcnews.al