Votoi kundër rezolutës antikorrupsion/ Sula: Formë proteste që të mos preket SPAK. Minxhozi: Mund të abstenonte për…

schedule20:30 - 28 Maj, 2024

schedule 20:30 - 28 Maj, 2024

Deputeti demokrat, Dashnor Sula thotë se votoi kundër rezolutës antikorrupsion, në shenjë proteste dhe paralajmërimi që sipas tij, mazhoranca të mos prekë Strukturën e Posaçme (SPAK).

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sula u shpreh ka tentativa për kapjen e SPAK.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se deputetët e opozitës mund të abstenonin, për ta lënë derën hapur, çka do të ishte më e drejtë politikisht.

Pjesë nga diskutimi

Dashnor Sula: Jam bërë pishman për një votë, për amisntinë .U trumpetua shumë fort. Nuk del njeri nga GJKKO. Të le dyshime. Mesazhi është i qartë. U tha, u hutova aq shumë, nuk kishte draft përpara. Do më kujtosh. Vota ime prandaj ka qenë kundër, protestë për të paralajmëruar, po e preke SPAK. Tentativa ekziston, Altin Dumani do shkojë para atij komisioni në një moment të caktuar.

Skënder Minxhozi: Zoti Sula ka marrë përsipër të jetë i qetë, por këtë votë nuk e kuptoj kur ai në vijim thotë votojmë kundër, pastaj duhet të shkojmë. Jo më kot është shpikur abstenimi. Unë do të thoja që nisma për të votuar neutral, e lë derën hapur. Politikisht kjo është më e drejtë. Kur thuhet se duhet të respektojmë balancën mes pushteteve dhe kur skepticizmit tuaj të shëndetshëm i vë qëndrimin e ndërkombëtarëve, ju e dini, pas fjalës së kryeminsitrit, kemi pasur deklarata të ambasadave të BE, SHBA. Unë mendoj që SPAK dhe GJKKO është kaq shumë në dritën e diellit, ka bërë rrugë jo indiferente. Sado ta thërrasin SPAK në komisione të posaçme, mendoj se Altin Dumani dhe të tjerë, e kanë kthyer pikën e vdekur të lëvizjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!