Sulmuesi i Genoa, Albert Gudmundsson, është dërguar në gjyq për një rast të dyshuar për dhunë seksuale, i mbyllur fillimisht dy muaj më parë, por tashmë i rihapur pas ankesës së paraqitur nga gruaja që e akuzon.
faktet datojnë që në verën e kaluar, në gusht 2023, kur futbollisti u raportua nga një vajzë që e takoi në një klub në Reykjavik. Gudmundsson do të paraqitet në gjykatë në Reykjavik vjeshtën e ardhshme.
Sulmuesi i talentar, i cili ka deklaruar pafajësinë e tij, është në rrezik të madh. Neni 194 i Kodit Penal të Përgjithshëm Islandez në lidhje me krimet seksuale thotë se kushdo që kryen marrëdhënie seksuale me një person pa pëlqimin e tij është fajtor për përdhunim dhe dënohet me burgim me një minimum 1 vit deri në maksimumin 16 vjet.
Kjo akuzë rrezikon t’i kushtojë atij jo vetëm vendin e kombëtares , por të gjithë karrierën./h.ll/abcnews.al