Fitoi jo vetëm kupën e Shqipërisë, por merr edhe “trofeun” e zemrës/ Portieri i Egnatias, Alen Sherri i thotë të gjitha në “ABC e Mëngjesit”

schedule09:19 - 28 Maj, 2024

schedule 09:19 - 28 Maj, 2024

Egnatia fitoi në finalen e “Final Foru” , ku rrogozhonasit triumfuan ndaj Partizanit me rezultatin 1-0.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, portieri i Egnatias Alen Sherri foli për pasionin e tij për futbollin, dhe fitoren e arritur me Egnatian. Gjithashtu ai kujtoi edhe Raphael Dwamena, sa shumë ai  e futbollin, saqë sfidoi dhe mjekët të cilët disa herë ja ndaluan që të vijonte karrierën në fushën e blertë. Ai mbante shiritin e kapitenit te Egnatia që prej fillimit të sezonit, por një sulm i beftë në zemër i mori jetën në atë që donte më shumë, fushën e futbollit.

“Na motivonte gjithmonë para ndeshjeve. Kishte një tjetër mentalitet. Ishte gjithmonë i pari, asnjë fjalë të keqe nuk e ka thënë për asnjë shok të ekipit. Ishte një shok i madh për të gjithë ne, një suport shumë i madh. Kam ëndërruar një titull kampion në Shqipëri, dhe i kishim bërë një premtim vetes dhe jam shumë i lumtur që arritën ta çonin deri në fund. Egnatia do t’i jetë falënderuese për mundin dhe lojën e mrekullueshme që i dhuroi ekipit”, u shpreh ai.

Alen Sherri gjatë kësaj interviste foli edhe për një moment tejet të veçantë në jetën e tij, momenti kur i propozoi në fushën e blertë njeriut të zemrës, duke fituar jo vetëm kupën e Shqipërisë, por merr edhe “trofeun” e zemrës.

Ai u shpreh se ka gjetur lumturinë dhe tij dhe janë prej dy vitesh bashkë, dhe se kas qenë një dashuri me shikim të parë.

“Ka qenë një mbështetje shumë e madhe për mua. Më ndjek çdo ndeshje, në stadiume vetëm kur luaj në Tiranë. Pasi është pak më e vështirë. Është një suport moral shumë i madh për mua”, ka treguar ai.

/abcnews.al/