Bombardimet me dhjetëra viktima në Rafah, Guterres: Ky tmerr duhet të marrë fund

schedule08:06 - 28 Maj, 2024

schedule 08:06 - 28 Maj, 2024

Tensionet në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit janë shtuar. Izraelit ka shtuar sulmet ajrore në Rafah duke shkaktuar 45 viktima. Kjo ka sjellë reagime të ashpra të ndërkombëtarëve të cilët kanë bërë thirrje që të ndalen bombardimet dhe të mbrohen civilët.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dënoi sulmin izraelit në Rafah, në Gazën jugore, i cili vrau ​​dhjetëra njerëz.

“U vranë dhjetëra civilë të pafajshëm që kërkonin vetëm strehim nga ky konflikt vdekjeprurës”. Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Ky tmerr duhet të marrë fund,” u shpreh Guterres në platformën X.

/abcnews.al/