Rezoluta antikorrupsion në Kuvend/ Çuçi: Drejtësia vepron e pavarur mbi pushtetin. Fund pandëshkueshmërisë

schedule13:18 - 27 Maj, 2024

schedule 13:18 - 27 Maj, 2024

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Bledi Çuçi, kreu i grupit të PS, u shpreh se reforma në drejtësi është akti më i guximshëm dhe historik që një forcë politike si PS ka arritur.

Ai theksoi se me këtë reformë është arritur shumë dhe se i është dhënë fund mitit të pandëshkueshmërisë.

“Reforma në drejtësi vazhdon të mbështesë jetësimin e saj dhe kjo është padyshim akti historik me i guximshëm i një force politike. Askush më parë nuk i ka hyrë detin me këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga vetë pushteti. Falë kësaj reforme Shqipëria nuk do të shihte dot rrëzimin e monumentin të një kulture të pandëshkueshmërisë. Pra i kemi hequr vetes tashmë edhe me ndërgjegje, pa gjendur ndonjëherë më parë çdo mundësi kontrolli politik. Gjithçka e kemi bërë vetëm për fuqizim të shtetit shqiptar. Askush nuk mund ta mohojë sot se drejtësia vepron e pavarur. Shtrirja kapilare e digjitalizimit të shërbimeve publike janë shembulli më domethënës për të gjithë shqiptarët”, tha ai.

Gjithashtu ai nënvizoi se në këtë fazë të re ku është Shqipëria lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë kudo, ndërsa renditi edhe zhvillimet që janë bërë me shërbimet e digjitalizimit.

Në Bashkimin Europian nuk do të integrohet qeveria, por do të integrohet Shqipëria. Detyra për të gjithë duke filluar nga qeveria e deri tek 27 institucionet e pavarura është padiskutim lufta ndaj korrupsionit. Shpresoj që me miratimin e rezolutës dhe dëshirën për ta miratuar të gjithë bashkë, ne sot i hapin rrugën ngritjes së një Komisioni të Posaçëm si një platformë e përbashkët me aleatët tanë dhe me ekspertizën e institucioneve të pavarura.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!