Xhelal Qefalia në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News foli për rezolutën antikorrupsion që do të trajtohet në seancën plenare, e cila sapo ka filluar.
Ai u shpreh se miratimi i kësaj rezolute kërkon pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike, ndërsa shtoi se është një çështje kombëtare dhe do i shërbejë të gjithë shqiptarëve.
“Është moment historik për miratimin e kësaj rezolute. Miratimi i kësaj rezolute duhet të jetë e Kuvendit dhe të përmbushë detyrat dhe objektivat në mënyrë që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Unë shpresoj që gjatë diskutimit të sotëm të ketë përfaqësueses të opozitës të cilët do mendojnë si shqiptarë. Është e rëndësishëm që kjo rezolute të gjejë miratimin, pasi do i bëjë mirë Shqipërisë. Ka një këndvështrim real. Mendon se është frytdhënëse që deputetët të ushtrojnë në mënyrë transparente detyrën e tyre. Të miratojnë draftin dhe Shqipëria të vijojë luftën ndaj korrupsionin dhe moskthimin mbrapa atë reformës në Drejtësi.
Do tregonim që për çështje kombëtare të gjithë të bëhemi bashkë, që do i shërbente të gjithë shqiptarëve.”, u shpreh Qefalia.
/abcnews.al