Aljon Dani është studenti shqiptar i cili u nderua nga Dhoma e Lordëve në parlamentin britanik për arritjet e tij të jashtëzakonshme akademike.
I ftuar në emision in “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ai rrëfeu eksperiencën e në Angli dhe takimin m e Lordët në Parlamentin britanik.
Sakaq ai u shpreh se dëshira e tij është të kthehet në Shqipëri, ndërsa shtoi se kjo do të jetë në varësi se si do i shkojnë punët.
“Kjo zgjedhje nuk u bë vetëm për arritjet e mia akademike. Kam qenë i detyruar të përsërisja maturën në Angli. Më dhanë të drejtën të studioj 3 lëndë dhe unë zgjodha matematikën, fizikën dhe kiminë. Në universitetin në të cilin janë, studentët kanë bërë 1 ose 2 vite studim.
Ftesa më ka ardhur diku në nëntor ose dhjetor. Mu duk e pabesueshme. Çmimi më ishte dhënë mua në atë kohë. Mendova se do ishte një eksperiencë, përvojë shumë e bukur për mua. Të gjithë anglezët, pak rëndësi se çfarë titulli mbajnë, janë njerëz të edukuar, shumë të mirë. Mund të kenë qenë deri në 30 studentë me programe të ndryshme. Këtë vit unë jam shqiptari i vetëm deri tani, nuk kam pasur rastin të njoh të tjerë. Unë po jetoj dhe po ndjek studimet në një universitetet në Bath për inxhinieri mekanike.”, u shpreh ai. /abcnews.al