Gjatë fjalës së tij para shqiptarëve të Italisë, kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët janë të mirëpritur krahëhapur nëse rikthehen në Shqipëri.
Më tej tha se “kush vjen i ‘armatosur’ me dije në Shqipëri është i fituar”. Sakaq kreu i qeverisë tha se sa më shpejt që shqiptarët të kthehen në Shqipëri sa më shumë vite do të kenë paqe për ‘shpirtin e ndarë më dysh’.
“Ju e dini shumë mirë se sa janë vështirësuar gjërat. Ty fati sikur ta kishte parashikuar të ardhmen të dhuroi atdheun. Epidamit, Durrësit i kanë kënduar shkrimtarët. Ndryshe nga ata që vijnë nga deti, ajri, ju vini sot në një Shqipëri që është ndryshe nga ajo kur ikët nga sytë këmbët. Ajo është e tillë, ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta dhe duke pas mësuar guximin do të fitojë për veten dhe familjen. Ai që do të kthehet më shpejt do ketë më shumë vite në paqe për shpirtin e ndarë më dysh. Sot e keni të mundur t’u përkisni të dyjave, Shqipërisë edhe Italisë. Edhe këtu edhe atje. Askush më mirë se ju nuk ia di fjalës ‘punë, dije, parasë së fituar dhe kursyer me shumë sakrifica’. Ndaj askush më mirë se ju nuk do ia dilte me mund, punë. Duke investuar me vendin që ju nxori në det, por që është dhe do të mbetet atdheu. Koha e Shqipërisë ka ardhur. Me punë, mund e guxim ia arritët.
Sot në Shqipëri jetojnë afro 20 mijë italianë dhe numri rritet. 1000 të rinj dhe të rinj italianë studiojnë në Shqipëri, gjithnjë më shumë Italinë vijnë në Tiranë në fundjavë. Lëri më kafenetë dhe mediat që sa ndjeshëm është rritur pasiguria për të nesërmen, mos të kesh frikë të ecësh rrugëve natën. Unë kam vetëm një ftesë për t’ju bërë. Shqiptarët që shërbejnë në hoteleri turizëm, informohuni vetë drejtpërdrejtë, jo nga mediat e mbushura me vrer politik, informohuni sa janë realisht pagat. Ju siguroj që kush vjen i armatosur me dije të zanateve është i fituar. Me mirën njohjen më të madhe për durimin që më dëgjuat kaq shkurt, se unë flas gjatë.”, tha Rama. /abcnews.al