Himara tashmë e ka nis sezonin turistik duke sfiduar edhe motin e paqëndrueshëm.
Numri i turistëve është në rritje ndërsa janë kryesisht te huaj ata qe në këtë periudhe zgjedhin pikërisht Himarën për të kaluar disa dite pushime. Turistët e huaj vijnë nga Anglia, Gjermania e madje edhe nga Zelanda e Re. Ata shprehen të mahnitur nga bukuritë natyrore dhe ushqimi i shijshëm.
“Jam nga Anglia. Deti është i mrekullueshëm me ujë transparent dhe njerëzit këtu janë shumë të dashur. Unë nuk kam qenë më parë në Shqipëri dhe jam e lumtur që kam ardhur.
Ne vijmë nga Zelanda e Re. Na pëlqeu shumë këtu, është hera e parë që vijmë në Europë dhe në Shqipëri. Kishim lexuar që kishte plazhe të bukura dhe çmime të favorshme për të pushuar.
Edhe unë jam nga Zelanda dhe këtu është shumë ndryshe nga vendi jonë. Na pëlqeu shumë ishte suprizuese ardhja këtu. Njerëzit janë shumë të këndshëm”.
“Jam nga Anglia dhe më pëlqen shumë këtu. Deti është fantastik dhe është shumë qetësi”.
“Vij nga Gjermania do të rrimë këtu disa ditë. Jemi këto për herë të parë dhe na pëlqyen shumë plazhet këtu”.
“Ne vijmë nga Gjermania kemi rreth një javë këtu dhe kemi bërë një turn ë të gjithë vendin. Ka qytete shumë interesante këtu”.
Nënkryetari i bashkisë së Himarës ka deklaruar se gjatë javëve të fundit ka pasur fluks të turistëve të huaj ndërsa theksoi se nuk do të tolerohet asnjë punim në qytet gjatë sezonit veror.
Në bazë të prenotimeve strukturat hotelerie në Himarë presin një rritje të numrit të turistëve deri me mbi 30 % gjatë kësaj vere. Himara ka disa prej plazheve më të preferuara për të pushuar gjatë verës./abcnews.al