Një 53 vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi ishte shpallur në kërkim.
Sipas policisë, ndaj 53 vjeçarit, banues në fshatin Fermë Çlirim, ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim 53 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, Fier, pasi Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për këtë shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.”, njoftoi policia./abcnews.al