Krahas trajnerit Orges Shehi në konferencën për shtypin para finales së “Final Four” u shfaq kapiteni i “Demave”, Valentino Murataj. Ai u bëri thirrje tifozë të Partizanit të jenë të shumtë në numër, për të festuar të gjithë, së bashku, trofeun më të rëndësishëm sezonal.
“Egnatia është skuadër e fort e shembullore, por nga 4 përballjet në kampionat ne kemi humbur vetëm 1. Kemi fituar në finalen e Superkupës dhe kjo na motivon.”
Entuziazmi te Partizani: “Atmosfera është shumë e mirë. Jemi futbollistë që kemi fituar dy trofe bashkë. E kemi përgatitur këtë sfidë si një ndeshje derbi dhe shpresojmë ta fitojmë në këtë finale. Ne kemi fituar 2 trofe dhe kemi shkuar deri në “Play-Off” në Conference League. Kemi një motiv ekstra që të fitojmë titullin e dytë rresht.”
Mesazhi për tifozët e kuq: “Tifozët janë lojtari ynë i 12-të dhe kam besim që nesër nuk do të mungojnë. U bëj thirrje që të jenë të shumtë për të festuar titullin e dytë rresht. Shpresoj që do t’ia dalim me sukses”./ h.ll/abcnews.al