Politologu Alban Daci përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Special Report” në ABC News, foli për një rezolutë për krimet e kryera në Kosovë.
Ai tha se në Kosovë kemi disa ‘Srebrenica’, maskara, ndërsa shtoi se gjenocidi në Kosovë është një rast unik.
“Kanë kaluar shumë vite dhe një rezolutë e tillë do i bënte nder viktimave të pafajshme. Është pothuajse i njësi skenar, shtet që ka të njëjtat mekanizma, të pastrimit të pakicave etnike. Në Kosovë ka disa masakra që kanë mbetur thellë në kujtesat e tyre, por fatkeqësisht nuk ka bërë diçka, në fakt ka pasur prioritet forcimin e sovranitetit.
Flasim për 13 mijë të vrarë dhe 10 mijë deklarojmë se janë shqiptarë të Kosovës. Thuhet se 20 mijë gra janë përdhunuar gjatë luftës dhe kjo futet te krimet e luftës. Në Kosovë ka ndodhur shpërngulja e 800 mijë qytetarëve në një periudhë shumë të shkurtër. Kosova duhet të marrë më seriozisht çështjen e viktimave të luftës. Një rezolutë do ishte shembull që një gjë e tillë të mos ndodhë më në Ballkan, por edhe një nderim i viktimave të vrarë nga Millosheviç. Vetëm, fëmijë janë 1300 të vrarë. Dimensioni i krimeve të luftës në Kosovë është shumë i madhe”, tha politologu.
Po ashtu Daci komentoi edhe reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në OKB, ku tha se vazhdon të këtë psikoza nacionaliste për ‘Serbinë e Madhe’.
“Reagimi i Vuçiç me flamurin e Serbisë dëshmon që shteti i Serbisë vazhdon të ketë probleme të ‘Serbisë së Madhe’.
Për fatin e keq është rrezuar Millosheviçin, por jo mendësia e tij, Vuçiç ka qenë ministër i propagandës. Politika serbe ka një farë obsesioni për tu mos u shkëputur nga e shkuara duke e përdorur për interesa të politikës”, tha Daci. /abcnews.al