Aleanca Pro Familjes dhe Jetës ka kërkuar firmat e qytetarëve për një peticion drejtuar kuvendit, me qellim mos miratimin e disa projektligjeve që kanë të bëjnë me riprodhimin seksual.
Interesi i qytetarëve për të firmosur ishte i lartë.
Shqetësim i qytetarëve ishte edhe ceremonia martesore që ndodhi disa ditë më parë në tarracën e bashkisë së tiranës, mes dy grave. Pavarësisht se në legjistlacionin shqiptar nuk ekziston asnjë ligj që lejon martesat mes dy gjinive.
Pavarësisht se koalicioni Pro familjes dhe Jetës është themeluar nga persona të cilët i përkasin besimit të krishter, kauza që ata ngritën ka mbledhur bashkë persona nga të gjithë besimet fetare.
Pavarësisht se ishte thjesht një peticion për mbledhje firmash, nuk kanë munguar deklaratat nga themeluesit e koalicionit.
Pas mbledhjes së firmave të qytetarëve, ky peticion do ti dërgohet kuvendit të Shqipërisë. Janë tre pika kyçe të këtij projektligji të cilat kundërshtohen nga ky koalicion. Projektligji i surrogacisë, aborti për vajzat 16 vjeç pa dijeninë e prindërve, si edhe sterilizimi i të rinjve si masë e planifikimit familjar. Në 1 qershor është thirrur edhe një tubim për sa i përket këtyre kauzave./abcnews.al