“Duket sikur e kanë marrë me zor në politikë”/ Ibsen Elezi: Basha, lider pasiv. Ushtria e tij është në gjumë

schedule13:37 - 24 Maj, 2024

schedule 13:37 - 24 Maj, 2024

Ish kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi thotë se Lulzim Basha është një lider pasiv dhe se ‘ushtria’ e tij e vogël, është në gjumë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Elezi u shpreh se Basha nuk mund të shihet si opozita e së ardhmes.

“Ato janë të hutuar, nuk dinë çfarë të bëjnë. Duket sikur e kanë marrë me zor për ta futur në politikë. Në momentin që lideri i një ushtrie është pasiv, nuk ka se si oficerët të jenë aktiv. Aq sa kanë ngelur, ushtri e vogël. Nuk mund të shihen si opozitë e së ardhmes. Berisha nuk ka pasur dëshirë të marrë logon, nuk do justifikohej dot, në momentin që do të kishte edhe logon. Po t’i referohemi faktit se si do të veprohet në 11 qershor, unë them që po ta gjykosh në themel çështjen, vula do kalonte te krahu i Rithemelimit. Kuvendi i 11 Dhjetori ishte shumicë. Ishte vullnet i dy palëve që të krijonte dy degëzime. E kanë të vështirë gjykatat, sepse krahu i Bashës është minorancë. Berisha ka çeduar në aspektin demokratik, e ka humbur moralin për këtë vulë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!