“Pronat e Himarës i kanë himariotët”/ Rama ndan 437 tapi për pronat e trashëguara

schedule10:47 - 24 Maj, 2024

schedule 10:47 - 24 Maj, 2024

Himariotet po marrin tapite e pronave te trasheguara. 437 banore te zones moren certifikatata e pronesise per keto prona. Duke iu dhene tapite, kryeministri Rama hodhi poshte zerat se pronat e himarioteve po rrembehen nga te tjere.

“Asnje meter katror nuk ju eshte marre pronareve dhe t’i kaloje shtetit. Ka nje situate tjeter, qe ju jane shfaqur pronare dhe ju e dini shume mire kush jane dhe i kane vene qytetaret perpara nje zgjedhje qe te pranojne te shesin pronen e tyre”.

Mes atyre qe moren certifikatat per pronat e trasheguara ishin mbiemra te njohur ne shekuj te Himares. Vajza e shkrimtarit Petro Marko bëri një premtim në nder të kujtimit të babait.

“Dua te them qe babai im petro Marko nuk mund te hyje ne shtepi, por kujtimi I tij, shpirti I tij do jete gjithmone aty. Une qe mundohem qe ate dhome ta kthej ne muze…”, tha Arjanita Marko

Kryeministri u kerkoi banoreve te Himares qe te vazhdojne te aplikojne për marrjen e titujve të pronësisë

 “Aplikoni per te marre pronat. Bejeni si duhet qw tju ndihmojme, por me llafe rruge e pa aplikime nuk ecim. Prefektura, adresa per cdo problem qe keni. Vajtet tek kadastra, ju nxorren problem, shkoni tek Vangjeli. Nese doni zgjidhje shkoni tek Vangjel Tavo, nese do sherr shko tek Vangjel Dule.”

Shtëpitë e trashëguara në të gjithë zonat kadastrale të vendit do të pajisen me certifikata pa asnjë kosto financiare. Brenda këtij viti mbi 4 mijë qytetarë shqiptarë do të zotërojnë ligjërish pronat e tyre./abcnews.al