Sulmet izraelite në Bregun Perëndimor, vriten dy palestinezë

schedule22:30 - 22 Maj, 2024

schedule 22:30 - 22 Maj, 2024

Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez ka deklaruar se dy palestinezë janë vrarë pas sulmeve izraelite në Jenin në Bregun Perëndimor.

Që nga mëngjesi i ditës së martë raportohet se janë vrarë 10 palestinezë dhe 25 janë plagosur gjatë operacioneve ushtarake izraelite në Jenin.

Ndërkohë total, që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, 516 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite ose kolonët hebrenj.

Kryeministri palestinez, Mohammed Mustafa nënvizoi edhe një herë sot rrezikun e përshkallëzimit të sulmeve në Bregun Perëndimor si nga ushtria izraelite ashtu edhe nga kolonët.

/abcnews.al/