DURRËS- Një 24-vjeçar u qëllua mbrëmjen e së martës me armë zjarri në këmbë në zonën e Shënavlashit në qytetin e Durrësit.
Pas ngjarjes, i riu u paraqit në spital për ndihmë mjekësore.
Kur kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja, ABC News ka siguruar pamje nga momenti i plagosjes së të riut.
Ai dyshohet se është qëlluar me armë nga kushëriri i tij.
Në pamje shfaqet autori, i cili afrohet dhe qëllon pa asnjë drojë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë në gjymtyrë./abcnews.al