TIRANË- Nga miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, Ervis Martinaj dhe Leonard Duka ndryshuan papritmas dhe u përplasën për interesa ekomomike dhe “biznesi” duke u kthyer në kundërshtarë të “përbetuar” të njëri-tjetrit.
Autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia, u shpreh në “Real Story” se në publik këto emra të fortësh ishin mitizuar, por në fakt në bisedat e dala në përgjime në aplikacionin “SKY” tregojnë krejt të kundërtën.
Sipas gazetares Delia, gjuha që kanë përdorur eksponentët e krimit në bisedat e tyre është e një karakteri shfrenues.
“Ky episod në dosje është i 18, që është sigurimi i kushteve për të vrarë Ervis Martinajn nga grupi Duka. Janë mitizuar si burra nderi, si njerëz të fjalës, ndërsa nga bisedat del që vetëm për burrërinë që nuk flitet. Aty i shesin miqtë dhe ushtarët e tyre, hedhin poshtë atë që kanë ndodhur. Janë disa mesazhe, që mos të ekzistonte aplikacioni i SKY nuk do e mësonin gjuhën e vërtetë se si flasin ato me njëri-tjetrin. Në SKY ata kanë folur të shfrenuar dhe besonin se nuk do mësoheshin për atë që do flisnin”, tha ajo./abcnews.al