Ligj i posaçëm për mbrojtjen e konsumatorëve kredimarrës sidomos në subjektet jo-financiare.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka raportuar në komisionin e Ekonomisë nisur nga rasti i fundit i problemeve të lindura me subjketin financiar MCA i cili bleu nga bankat e nivelit të dytë kredi të këqia duke rënduar kostot për individët.
Kreu i bankës Qendrore theksoi se 90% e kredimarrësve të këtij subjekti janë në process përmbarimi dhe Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë.
Banka e Shqipërisw ka sqaruar se subjekti është kontrolluar dhe është marë vendimi për pezullimine aktivitetit si një masë më e duhur për qytetarët
Kreu i Bankës Qendrore shpjegoi se kanë ndërhyrë në kufizimin e penaliteteve për kredimarrësit në institucionet-jo banka.