Turbulenca gjatë fluturimit Londër-Singapor, një i vdekur dhe disa të plagosur

schedule12:19 - 21 Maj, 2024

schedule 12:19 - 21 Maj, 2024

Një pasagjer humbi jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur në fluturimin nga Londra në Singapor për shkak të turbulencave të forta, sipas një njoftimi të linjës ajrore.

Singapore Airlines u detyrua të devijonte për në Bangkok pasi një pasagjer humbi jetën. Avioni Boeing 777 u largua nga Mbretëria e Bashkuar të hënën në mbrëmje në orën 22:17 me orën lokale, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit.

Më pasi kërkoi leje për të bërë një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Suvarnabhumi në Bangkok.

Në avion ndodheshin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.

/abcnews.al