Finlanda propozon një projektligj për të ndaluar emigracionin përmes Rusisë

schedule12:15 - 21 Maj, 2024

schedule 12:15 - 21 Maj, 2024

Qeveria e Finlandës propozoi sot një legjislacion emergjent që synon parandalimin e azilkërkuesve që të hyjnë në vend përmes kufirit të saj me Rusinë, pasi beson se Moska po përdor migrimin si një hakmarrje për anëtarësimin e Helsinkit në NATO.

Finlanda mbylli kufirin e saj prej 1,340 km me Rusinë vitin e kaluar pas një rritjeje të emigrantëve nga vende të tilla si Siria dhe Somalia, menjëherë pasi Helsinki u bashkua me NATO-n, e cila po mbështet Ukrainën kundër një pushtimi rus.

Vetëm disa dhjetëra emigrantë kanë arritur në Finlandë përmes Rusisë këtë vit pasi Helsinki mbylli pikat kufitare, krahasuar me 1,300 vitin e kaluar, sipas të dhënave nga roja kufitare finlandeze.

Megjithatë, politikanët finlandezë besojnë se legjislacioni i urgjencës është i nevojshëm pasi temperatura rritet duke e bërë më të lehtë udhëtimin.

“Është detyrë e qeverisë të kujdeset për sigurinë e kufirit, Finlandës dhe finlandezëve në çdo situatë”, tha kryeministri Petri Orpo gjatë një konference për shtyp.

“Për fat të keq, legjislacioni europian nuk na ofron ende mjete efektive për të menaxhuar problemin.

Shpresoj se projekti ynë do t’i hapë rrugën zgjidhjeve në nivel europian”, shtoi ai.

Projektligji i paraqitur nga qeveria e koalicionit të djathtë pranon se deportimi i emigrantëve pa shqyrtuar kërkesat e tyre për azil do të shkelte angazhimet e Finlandës sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

Por Orpo vuri në dukje se kjo do të kishte një efekt të përkohshëm dhe do të aktivizohej në rrethana të jashtëzakonshme.

Kufiri lindor i Finlandës është më i madhi që BE dhe NATO kanë me Rusinë. Helsinki dëshiron që BE të bëjë disa përjashtime nga politika europiane e imigracionit kur migrantët dërgohen qëllimisht në një vend anëtar me qëllim të destabilizimit të shoqërisë së tij.

Projektligji duhet të miratohet nga pesë të gjashtat e deputetëve në parlamentin finlandez dhe shanset që kjo të ndodhë janë të pakta.

Sipas këtij propozimi, autoritetet kufitare do të jenë në gjendje të largojnë azilkërkuesit nga Rusia me ose pa përdorimin e forcës.

Përjashtime parashikohen për fëmijët dhe personat me aftësi të kufi.

/abcnews.al