Një filxhan kafe në mëngjes mund të ketë më shumë përfitime sesa t’i ndihmoje punëtorët e lodhur nga puna të qëndrojnë zgjuar.
Kafeja përmban polifenole që mund të ndalojnë shprërndarjen e qelizave kancerogjene.
Studiuesit nga Universiteti i Queen’s Belfast dolën në përfundime se pothuajse gjysmë milioni njerëz, pinë kafe. abcnews.al
Sidoqoftë pirja e kafesë nuk është aq mbrojtëse kundër kancerit të mëlçisë sesa ndalimi i pirjes së duhanit, ulja e alkoolit ose humbja e peshës.
Studimi, i paraqitur në Konferencën e Institutit Kombëtar të Kërkimit të Kancerit (NCRI) në Glasgow, zbuloi se njerëzit e moshuar, ata që pinin alkool dhe burrat në veçanti kishin më shumë gjasa të pinin kafe.
Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit gjithashtu ka dale në përfundim se është “e mundur ” që konsumimi i kafesë zvogëlon rrezikun e kancerit të mëlçisë. /abcnews.al