Vdekja e presidentit iranian, Xi Jinping: Populli kinez ka humbur një mik të mirë

schedule11:48 - 20 Maj, 2024

schedule 11:48 - 20 Maj, 2024

Presidenti kinez Xi Jinping e cilësoi sot vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raishi si një humbje tragjike dhe të madhe për popullin iranian, sipas Ministrisë së Jashtme kineze.

Presidenti Xi Jinping theksoi se vdekja e tij tragjike është një humbje e madhe për popullin iranian dhe se populli kinez ka humbur një mik të mirë, tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

Kujtojmë se ekipet iraniane të shpëtimit gjetën sot në mëngjes trupin e presidentit iranian Ebrahim Raishi dhe tetë të tjerëve që ndodheshin në helikopterin që u rrëzua të dielën, në pjesën veriperëndimore të Iranit.

/abcnews.al