Duke folur në një konferencë për shtyp pas barazimit të djeshëm me Villarreal, trajneri Carlo Ancelotti analizoi sezonin e tij fitues me Real Madrid.
“Objektivi nuk ishin pikët, sepse ne nuk kemi nevojë për to. Objektivi ishte të bënim një ndeshje të mirë, duke pasur intensitet, duke luftuar, duke shmangur lëndimet. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte.
Për Brahim Diaz: “Ai pati një sezon shumë të mirë, na ndihmoi shumë. Ai, Joselu, Arda, shënuan shumë gola. Dhoma e zhveshjes është gati të stërvitet mirë në këto dy javë dhe të përpiqet të fitojë finalen e Champions League.”
Për Militao: “Të dy qendërmbrojtësit u munduan, madje edhe Rudiger. Militao po i afrohet formës 100%, kanë mbetur edhe dy javë deri në finale.”
Për Lunin: “Më pëlqeu, ai nuk mund të bënte asgjë për golat. Ai ishte i mirë me këmbët e tij. Mendoj se luajti një ndeshje të mirë.”
Për Arda Guler: “Sa më afër portës, aq më i mirë është. Është shumë efikas, ka shënuar shumë gola në pak goditje, ka një talent të veçantë dhe e tregon më afër portës së sa larg saj”, është shprehur ndër të tjera Ancelotti./h.ll/abcnews.al