Numri i viktimave nga sulmi rus në Kharkiv është rritur në 11 ndërsa shumë të tjerë raportohen të plagosur.
Ushtria ruse goditi një vendpushim buzë një liqeni në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës të dielën, si dhe sulmoi gjithashtu fshatrat përreth.
Prokurorët thanë se gjashtë persona u vranë në zonën turistike. Sulmi i parë u pasua nga një goditje e dytë pak minuta më vonë, duke synuar ekipet e emergjencës në vendin e ngjarjes.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje përsëri aleatëve perëndimorë që të furnizojnë Kievin me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur Kharkivin dhe qytetet e tjera.
“Bota mund të ndalojë terrorin rus – dhe për ta bërë këtë, mungesa e vullnetit politik midis liderëve duhet të tejkalohet”, shkroi Zelensky në Telegram./abcnews.al