Orteku vret dy persona në Alpet zvicerane

schedule12:57 - 19 Maj, 2024

schedule 12:57 - 19 Maj, 2024

Dy alpinistë humbën jetën në Alpet zvicerane si pasojë e një orteku që u shkëput papritmas nga malet, duke i zënë poshtë. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Pigne d’Arolla, në një lartësi 3800 m, mes rajonit të Cervino e Grand Combin.

Sipas të dhënave paraprake, të dy viktima janë italiane, teksa një person i tretë ka mundur të shpëtojë nga masivi i borës.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje me helikopter, ndërsa dyshohet se orteku është shkëputur dhe për shkak të rritjes së temperaturave gjatë ditëve të fundit.

/abcnews.al