Fotografi i dy kohëve/ Luan Qendro me aparat ne duar që në diktaturë: Arkivin e ruaj në kasafortë me kode

schedule20:16 - 18 Maj, 2024

schedule 20:16 - 18 Maj, 2024

SARANDË- Jeta e tij, që në vogëli, ka qenë e lidhur ngushtë me fotografinë. Në fëmijëri, në shtëpinë e fshatit të lindjes Luan Qendro ishte i dhënë pas skicave ndërsa vite me pas, kur në ushtri i ra në duar një aparat, që atëkohë ishte marrë në Bashkimin Sovjektik, nisi të merrej me fotografinë.

Fillimisht fotografonte çdo gjë dhe këdo. Ende dhe sot i kujton emocionet e ekspozitës së parë që çeli në qytetin e Sarandës. Puna e ka përballur me të papritura dhe momente të sikletshme.

Një i tillë i ndodhi gjatë viteve të diktaturës kur duhet të fotografonte momente nga vizita e një udhëheqësi të asaj kohe në një stërvitje ushtarake.

Punoi gjatë gjithë ditës por pa bereqet. Aparati nuk kishte regjistruar qoftë edhe një foto të vetme.

Gjithë çfarë ka përjetësuar përmes aparatit të tij sot i ruan me shumë kujdes. Arkivën e ka vendosur brenda një kasaforte dhe çdo kutie që gjendet aty i ka vendosur një kod.

I vetmi që ka ecur në gjurmët e tij është nipi bashkë me të cilin thotë se do të hapë edhe një studio. Gjatë viteve të shumta si fotograf Luan Qendro është vlerësuar me çmime dhe nderuar me tituj.