13 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 2 të tjerë kanë ndërruar jetë, si pasojë e një sulmi ajror në Kharkiv. Guvernatori rajonal tha se disa nga të plagosurit janë civilë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.
Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dhe rajoni përreth kanë qenë prej kohësh në shënjestër të sulmeve ruse, por sulmet janë bërë më intensive muajt e fundit.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy vizitoi qytetin më herët të enjten në përpjekje për të rritur moralin.
/abcnews.al