Kuvendi “rrëzon” Metën, njeh Arta Vorpsin si gjyqtare kushtetuese, Manja: S’ka pezullim

schedule15:29 - 8 Nëntor, 2019

schedule 15:29 - 8 Nëntor, 2019

Për Kuvendin e Shqipërisë, Arta Vorpsi është nga sot, automatikisht Gjyqtare Kushtetuese. Ajo është e renditur e para në vakancën e dytë të Presidentit, vakancë për të cilën Meta kërkoi të pezullohej.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve kundërshton argumentin e Presidentit, ku sipas Kushtetutës, gjyqtarët duhet të zgjidhen me radhë, i pari nga Presidenti, i dyti nga Kuvendi, dhe i treti nga Gjykata Kushtetuese.

Socialistët e kanë një mesazh për Ilir Metën, të cilin e kanë në procedurë shkarkimi.

Kuvendi do të zgjedhë të hënën në seancë plenare dhe gjyqtare të reja Kushtetuese: Elsa Toskën dhe Fjona Papajorgjin. Bashkë me Besnik Mucin dhe Vitore Tushën gjykata bëhet më 5 anëtarë, por ende nuk është funksionale pasi shqyrtimi i cështjeve kërkon 6 gjyqtarë. Ndërsa të martën, Besnik Muci që u dekretua gjyqtar nga Meta, do të marrë  përgjigjen nga Kolegji i Apelimit nëse do t’i mbijetojë ose jo  vettingut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!