Volodymyr Zelensky tha se situata në Kharkiv është “stabilizuar”, duke theksuar se forcat ruse kanë avancuar 10 km në një zonë të rajonit, e cila është shënjestruar intensivisht nga Moska.
“Sot, forcat tona të mbrojtjes kanë bllokuar rusët aty ku janë tani”, tha ai.
“Pika më e thellë e avancimit të tyre është 10 km”.
Ai vuri në dukje se arsyeja kryesore që u mundësoi rusëve të kalonin kufirin në drejtim të Kharkiv lidhej me mungesën e një sistemi të mbrojtjes ajrore.
/abcnews.al