Qeveria prezantoi në Kuvend buxhetin për vitin e ardhshëm. Ministrja Anila Denaj shpjegoi se paratë do të përdoren për të vijuar programet e mëdha infrastukturore që janë në proces, por nuk përmendi invesime të reja, e as rritje pagash apo pensionesh.
Qeveria nuk ka parashikuar rritje pagash e pensionesh për vitin e ardhshëm. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë prezantoi buxhetin 2019 përpara konferencës së krytetarëve, ku tha se shpenzimet kryesore do të shkojnë në arsim e shëndetësi, si dhe në pagat e rritura të sektorit të drejtësisë.
Qeveria do të vijojë të paguajë rrugët që janë në ndërtim përmes koncesioneve, por nuk ka parashikuar ndonjë investim të ri.
ProjektBuxheti do të vijojë të shqyrtohet në Komisionet Parlamentare gjatë javëve në vijim. /abcnews.al