Ismet Drishti, aktor, regjisor dhe gazetar së bashku me djalin e tij, Drinin kanë qenë të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News.
Drini ka fituar çmimin e parë në Itali në kategorinë Junior dhe A në piano, ku ishin pjesëmarrës talente nga 27 vende të botës.
Përpos pasionit për piano, Drini zbuloi pasionin për këngën dhe moderimin.
Pjesë nga intervista:
Drini Drishti: Unë jam në klasë të parë. Para se të futesha në klasë të parë kam bërë mësime muzike.
Ismet Drishti: Kur moral lajmin, pashë momentin e fitores aty nuk mbajta dot më. Nuk përmbaja dot emocionet, nuk më besohej. Mua m’i ka plotësuar dëshirën.
Drini Drishti: Përveç pianos më pëlqen dhe kënga, këndoj.
Ismet Drishti: Që i vogël nuk donte top, e vetja lodër që kërkonte ishte mikrofoni. Jo lekët e babit lodra. Vitin tjetër vajza e vogël shkon në klasë të parë dhe ndaj bleva një piano, që ta përdorin të dy.
Drini Drishti: Do bëhem moderator dhe kantautor. /abcnews.al