A ishte Bubulina arvanitase? Guri: Deklarata e Ramës shqetësoi politikën greke. Bido: Origjina e saj ishte…

schedule22:43 - 16 Maj, 2024

schedule 22:43 - 16 Maj, 2024

Përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Greqi, Etmond Guri thotë se deklarata e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku tha se Bubulina, heroina e pavarësisë greke ishte me origjinë arvanitase, ka shqetësuar shumë politikën në vendin fqinj.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Guri u shpreh se mediat greke kanë deklaruar se Rama po gërvish plagë të vjetra.

Ndërsa studiuesi Ardit Bido deklaroi se Bubulina, emri i së cilës është Laskarina Pinoçi, ishte me origjinë nga Hidhra.

Bido shtoi se Hidhra është një ishull në zonën mes Peloponezit dhe Atikës, që banohej 100% nga shqiptarë.

Etmond Guri: Sigurisht, edhe pse është një moment delikat, edhe pse kaluan ditë, rasti i Bubulinës, shprehur nga Rama, ka prekur shumë anën nacionaliste, apo ka shqetësuar shumë politikën greke, aq më shumë analistët. I ka dhënë një fokus, duke akuzuar zotin Rama, si një njeri që gërvish plagë të vjetra, i cili në këtë rast, e ftuam në shtëpi dhe ai pretendon gjëra trë tjera duke e përdorur për nacionalizëm. Ka qenë Bubulina në tërësinë e saj, shumë në fokus të vëmendjes. Kryesisht pjesa e atyre që kanë përmnendur Bubulinën, janë analistët. Çështja e Bubulinës preku edhe partitë e majta që janë prekur nga fryma nacionaliste, kryesisht janë ato që Shqipëria nuk ka të drejtë, arvanitasit nuk kanë qenë shqiptarë, janë greke me bindje. Ajo që thuhet ditet e fundit, është orientimi i opinionit publik që shqiptarët janë me origjinë nga Albania e Kaukazit. Këto janë disa zhvillime që kanë qenë në Greqi. Kemi reagimin në masë të shtetasve shqiptarë, kryesisht në rrjetet sociale.

Ardit Bido: Kam një problem me termin arvanitas. Termi arvanitas është një term që ne e kemi të huazuar nga një përdorim i shumëllojshëm i grekëve, të cilët 50-60 vitet e fundit, historiografia greke, termit arvanitas i nënkupton shqiptarë ortodoksë me vetëidentifikim grek. Termi arvanitas i përdorur deri në fund të shekullit 20, nënkuptonte arvanitasit e Kosovës, Shkodër, Elbasanit, Ohrit dhe Peloponezit.  Termi arvanitas në vetvete nënkupton shqiptarë. Nëse jemi duke folur për ndarjen dialetologjike më jugore të shqiptarëve, atëherë të përdorin termin arbëror. Ky është termi i saktë. Termi arvanitas deri në shekullin e 20, nënkupton shqiptarë të çfarëdo llojshëm. Pas shekullit të 20, fillon dhe ky term përdoret për arbërorët e Greqisë së jugut, pastaj edhe për çamët ortodoksë e merr tjetër konotacion. Bubulina është pseudonim. Laskarina Pinoçi, familja Pinoçi është një familje e cila ka orgjinën nga Hidhra. Hidhra është një ishull në zonën mes Peloponezit dhe Atikës, e banuar 100% nga shqiptarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!