Sadiq Khan: Donald Trump është racist, seksist dhe homofobik

schedule20:02 - 16 Maj, 2024

schedule 20:02 - 16 Maj, 2024

Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan tha këtë të enjte se ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump është racist, seksist dhe homofob dhe se është i shqetësuar për rizgjedhjen e tij të mundshme si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë jam shumë i qartë, e kuptoj Trump. Ai është një racist. Ai është një seksist. Ai është një homofob. Dhe është shumë e rëndësishme, veçanërisht kur keni një marrëdhënie të veçantë, ta trajtoni atë si mikun tuaj më të mirë. Nëse shoku im është një racist, ose seksist, ose homofob, do ta thërrisja dhe do t’i shpjegoja pse këto pikëpamje janë të gabuara”, tha Khan në një intervistë për Politiko EU.

Kolegu i Khan nga Partia Laburiste i ngarkuar me punët e jashtme, David Lemmy, vlerësoi javën e kaluar se Trump “shpesh keqkuptohet”, duke i ofruar një dorë pajtimi ish-presidentit, të cilin ai e ka kritikuar shpesh në të kaluarën.

Megjithatë, kryebashkiaku i Londrës nuk e ndan këtë mendim dhe shprehet se është i shqetësuar për rizgjedhjen e mundshme të Trump si president i SHBA-së.

“Sigurisht që është e rëndësishme të kemi marrëdhënie të mira me republikanët dhe demokratët, por nuk mund të numëroj më republikanët që më thanë se ishin të shqetësuar për rizgjedhjen e Trump”, tha Khan.

Në vitin 2016, Trump e sfidoi Khan që të dy të bënte një test IQ pasi Khan i përshkroi pikëpamjet e tij për myslimanët si “injorantë”, dhe në vitin 2019, Trump e quajti atë “shumë budalla” dhe “humbës”./abcnews.al